22 shkurt 2010

Udineze rikthen Marinon në stol

Ka qenë një vendim i menjëhershëm i Xhiampaolo Pocos: Xhiani De Biazi është shkarkkuar nga detyra e trajnerit të Udinezes dhe skuadra është rivënë në duart e Paskuale Marinos, i zëvendësuar tetë javë më parë. Largimi ka ardhur pas humbjes 3-0 kundër Xhenoas, që i ka lënë bardhezinjtë në pozicionet e fundit të renditjes. Ky është ndryshimi i 14-të në stolat e Serisë A gjatë këtij sezoni. “Klubi i Udinezes komunikon se ka rikthyer në rolin e trajnerit zotin Paskuale Marino bashkë me stafin e tij, - është lexuar në saitin zyrtar të klubit friulan. - Klubi falënderon zotin De Biazi për profesionalitetin dhe punën e tij”.