22 shkurt 2010

Mihajlloviç: Asnjë problem me Totin

Sinisha Mihajlloviç i hedh ujë zjarrit duke evituar vazhdimin e polemikave, që nisën të shtunën pas një diskutimi me Totin: “Eshtë një lojtar i madh, edhe pse tani nuk është në formë, më vjen keq që është ofenduar për atë që kam thënë, por unë thjesht kam shpresuar që të luante kundër nesh pikërisht sepse nuk ishte në 100%. Përsa i takon ndeshjes jam i kënaqur edhe pse kemi humbur, për faktin se nuk vuajtëm. Ashtu siç shënuan ata nga një goditje dënimi, mund të kishim shënuar edhe ne. Renditja nuk ka ndryshuar shumë, kemi një pikë avantazh ndaj vendit të tretë nga fundi, do të luftojmë për qëndrimin në Serinë A deri në fund”, tha ai.