22 shkurt 2010

Gasperini: Fitore e rëndësishme

Xhian Piero Gasperini nuk mendon më për Juventusin: “Ishte e rëndësishme të ringriheshim pas humbjes, - ka thënë tekniku kuqeblu. - Mund të kishim ndonjë problem në aspektin psikologjik dhe ndoshta në minutat e para e kemi vuajtur këtë, sepse kemi bërë disa gabime.
Më pas, kur kemi shënuar, jemi zhbllokuar. Duhet të përmirësohemi akoma, - ka shtuar trajneri i Xhenoas, - ndërsa për renditjen do të mendojmë më vonë. Akuafreska? Paraqitja e tij ka qenë e rëndësishme. Palasio është rekuperuar, ndërsa tani pritet të rikthehet edhe Jankoviç dhe shumë shpejt do të rekuperojmë edhe lojtarët e tjerë”.