03 shkurt 2010

U mbajt seminar me trajnerët e elitës së futbollit të Kosovës

Me të gjithë trajnerët e elitës së futbollit të Kosovës është mbajtur një seminar me një temë shumë të rëndësishme në sport e veçmas në futboll. Profesori i mirënjohur Lars Eric Unesthal, i cili këto ditë po qëndron në vendin tonë, ku edhe e promovoi librin “Integrimi i trajnimit mendor në sport” me bashkautor Albert Bunjakun. Ai ka ligjëruar për dy ditë me radhë para trajnerëve të futbollit të Kosovës, ndërsa një temë të veçantë ka trajtuar me trajnerët e elitës. Si të largohet stresi si dhe përgatitja mentale për përformancë maksimale që rrisin motivimin, vetëbesimin, qëndrimin pozitiv dhe realizimin e objektivave. Unesthal ka vënë në dukje se në këtë kohë të zhvillimit të hovshëm industrial dhe një jete dinamike, domosdo se njeriu nuk mund të mos stresohet, ndaj edukimi mendor në sport dhe mënjanimi i stresit ndihmon së pari tek individi e pastaj edhe të kolektivi që në mënyrë të fuqishme çdo futbollist që të arrijë suksesin e duhur e pastaj kjo e tëra reflekton edhe të suksesi i vet skuadrës. Kur njeriu nuk ka strese punon shumë më lirshëm, koordinon mendjen dhe fuqinë që përbëjnë faktorët më të rëndësishme për të arritur suksesin dhe qëllimin. Prandaj, edukimi mendor në sport vjen si domosdoshmëri në çdo kolektiv, për të pasur një individ dhe kolektiv të shëndosh dhe stabil që reflekton drejt për drejt në realizimin e synimeve. Madje edukimi duhet të nis qysh në grup-moshat e reja ka thënë para trajnerëve të elitës Unesthal. Në fund bashkërisht me profesorin janë analizuar edhe testet e futbollistëve.