03 shkurt 2010

Chelsea barazoi në Hull

Lideri i tabelës në premierligë, Chelsea, importoi vetëm një pikë nga ballafaqimi me Hullin, duke luajtur baras 1:1. Këtij barazimit që ka arritur skuadra e Chelseas më së shumti do t'i gëzohet Manchester Unitedit, i cili e ndjek hap pas hapi. Hulli shënoi golin epërsisë në minutën e 30-të nëpërmjet futbollistit Mouyokolo, i cili me kokë nga afërsia mposhti portierin e Chelseas. Nuk shkuan as 12 minuta lojë dhe mjeshtri i golave në skenë. Drogba në minutën e 42-të nga rreth 18-19 metra, me mençuri dërgoi gjuajtjen e lirë përskaj barrikadës së skuadrës së Hullit dhe barazoi shifrat 1:1. Chelsea mbetet në krye të renditjes me 55 pikë nga 24 ndeshje të zhvilluara, kurse Hulli arriti një pikë të madhe në luftë për ekzistencë, duke u radhitur në vendin e 18-të me vetëm 21 pikë