03 shkurt 2010

Berluskoni “refuzon” Mansinin: Blerje që nuk e kuptoj

Gjatë vizitës në Izrael presidenti i Milanit (njëkohësisht kryeministri i Italiaë), ka kritikuar afrimin e mesfushorit brazilian, Amantino Mansini.Sipas tifozit numër një të ekipit kuqezi, skuadra nuk ka nevojë për një fantazist, por për një lojtar që të finalizojë aksionet. Gjithashtu ai shtoi se ish-braziliani i Romës ka gati dy vjet që nuk aktivizohet rregullisht.
“Nuk e kam kuptuar këtë blerje. Nuk kam qenë dakord me këtë operacion dhe këtë ia kam thënë edhe Galianit”, theksoi Berluskoni.