03 shkurt 2010

Trukimet, UEFA gati masat drastike

Kthetrat e trukimeve rrezikojne futbollin. Skandali i shperthyer ne muajin nentor, ku ishin te perfshira dhe dy ekipet shqiptare, Tirana dhe Vllaznia, nen hetim per fiksim rezultati ne impenjimet perkatese te tyre ne Kupat e Europes, ka sherbyer si kambane alarmi per UEFA-n, e cila tashme po pergatit masat drastike si kunderpergjigje.
Organizmi me i larte i futbollit ne Kontinentin e Vjeter dhe presidenti i saj, Mishel Platini, kane nenvizuar te henen politiken e tolerances kundrejt korrupsionit ne futbollin europian. Platini ka theksuar synimet e UEFA-s gjate mbledhjes se fundit te Komitetit Ekzekutiv, te zhvilluar ne La Valeta, Malte.
Problemi real - Numri nje i qeverise se futbollit europian, ka insistuar se do t’i shpalle lufte çdolloj trukimi si ne kompeticionet europiane ashtu edhe ne ato kombetare. “Do te perdorim te gjithe forcen tone per te luftuar te korruptuarit ne futboll, deklaroi Platini. Ne qofte se dikush, qofte edhe gazetaret, e dine rezultatin e nje ndeshjeje para se ajo te luhet, nje gje e tille vret interesin dhe futbollin. Sinqerisht, ky eshte nje problem serioz”.
Tema serioze – Nderkohe, presidenti i UEFA-s nuk ka nguruar te beje te njohura edhe masat e ashpra qe do te merren ne dem te te implikuarve ne trukimin e nje ndeshjeje futbolli. “Cilido lojtar qe do te vertetohet se eshte pjese e nje trukimi te mundshem, nuk do te luaje me kurre futboll, kercenon Platini. Cilido gjyqtar i korruptuar, nuk do te mund te arbitroje me kurre. Cilido president apo trajner i implikuar ne trukim nuk do te drejtoje me ose nuk do te stervise me asnje klub. Ky eshte vullneti i presidentit dhe i Komitetit Ekzekutiv. Nuk mundet t’i trajtojme keto tema ne nje menyre siperfaqesore”.
Sistemi i zbulimit - UEFA ka ndermarre disa hapa te rendesishem per nje futboll pa trukime. Ne kete drejtim jane investuar shuma te medha ne ngritjen e Sistemit te Zbulimit te Trukimeve lidhur me bastet ilegale (BFDS). Po ashtu, UEFA ka premtuar se do te mbaje nen kontroll te gjitha ndeshjet e kompeticioneve te saj, Europa League, Champions League, ashtu sikurse edhe te gjitha ndeshjeve te kampionateve kombetare te Kategorive I e II dhe te kupave kombetare. Gjithashtu, UEFA eshte duke siguruar ndihme per hetuesit gjermane qe po hetojne nje skandal bastesh-futbolli ne nivelin europian dhe qe po hetojne rreth 50 ndeshje ne kompeticionet europiane.
Plaga shqiptare – Me 25 nentor, UEFA beri publik skandalin me te madh te trukimeve, kur dhe u vune nen hetim shtate ndeshje te Champions League dhe Europa League, ku benin pjese edhe dy klubet shqiptare, Tirana e Vllaznia. Ndeshja e kthimit Stabaek-Tirana (4-0), eshte ndeshja e vetme nen hetim nga edicioni i Champions League 2009. Ndersa ne gjashte ndeshjet e tjera, te vlefshme per turin e dyte eliminator te Europa League 2009, dy i perkasin perballjes se Vllaznise ne sfiden e dyfishte me Rapidin e Vjenes: humbja 5-0 ne Austri dhe ajo 0-3 ne kthim ne Shkoder. Masat drastike te cituara nga Platini qendrojne si “Shpata e Demokleut” mbi kokat e dy klubeve shqiptare, te cilat, nese rezultojne te implikuara ne fund te hetimit ne vazhdim te UEFA-s, rrezikojne jashtezakonisht shume.