03 shkurt 2010

Besa, ne Vlore per te hapur virtualisht garen e titullit

Flamurtari dhe Besa do te ndeshen sot ne Vlore, per takimin e javes se 18. Me tri pike ne kete perballje, verdhezinjte e drejtuar nga Shpetim Duro do te ngushtojne edhe me shume diferencen nga Dinamo kryesuese, duke qendruar ende ne garen per titull.
Ndeshja e luajtur nje here me 24 janar eshte shoqeruar nga ngjarje te paprecedenta, te cilat e kane shfaqur edhe nje here futbollin shqiptar si qesharak ne syte e se gjithe botes. Ne sekondat shtese te pjeses se pare, loja u nderpre per afro 15 minuta, ku te dyja skuadrat kane kontestuar fuqishem vendimet e gjyqtarit Remzi Sadiku.
Te paret qe kontestuan ishin kavajasit, te cilet pretendonin prekje te topit me dore ne zonen e Flamurtarit, ndersa arbitri akordoi vetem penallti.
Pas konsultimit me asistentin, “bilbili” ndryshoi vendimin, duke drejtuar doren nga pika e penalltise. Ketu kane hyre ne loje drejtuesit me te larte te skuadres vlonjate: presidenti Shpetim Gjika, njekohesisht edhe kryebashkiak i qytetit bregdetar, ka zbritur nga tribuna VIP dhe se bashku me shefin e klubit, Geri Çipi kane debatuar gjate me “xhaketat e zeza”.
Nen presionin e ushtruar, gjyqtari Sadiku ka nderruar perseri vendim, duke anuluar penalltine dhe akorduar vetem goditje kendi. Pas akuzash dhe kunderakuzash, pretendimeve per fitore ne tavoline nga drejtuesit e Beses dhe thirrjeve publike qe Flamurtari te mos penalizohej nga ana e krereve vlonjate, ka ardhur edhe vendimi i diskutueshem i Disiplines. Komisioni nuk mori asnje mase konkrete per rezultatin e ndeshjes (fitore per vendasit ose 3 pike ne tavoline per miqte), por pranoi konsensusin ndermjet paleve, per te luajtur edhe nje here.
Tashme skuadrat do te zbresin ne fushe me objektivin per te marre piket e plota dhe ne pozita relativisht me te mira nga sfida e dhjete diteve me pare, te pakten per sa i takon kontingjentit. Besa eshte perforcuar me afrimin e fantazistit Blendi Shkembi, ndersa vlonjatet i kane shpresat te kualiteti i ish-sulmuesit te Tiranes, Migen Memelli.
Flamurtari e ka te qarte se fitorja vlen shume ne garen per mbijetese dhe do t’i ngjiste ne vendin e 10-te ne klasifikim (perpara Gramozit fale golavarazhit me te mire). Por, fitorja me te besuarit e Duros nuk eshte nje mision i lehte: kjo jo vetem prej forces se skuadres verdhezi, por edhe per faktin se kavajasit kane shansin qe te ngushtojne ne 9 pike diferencen me Dinamon e vendit te pare.
Tri piket ne Vlore do te benin qe kampionati te hapej virtualisht, e ndjekesit te prisnin hapat fals te bluve. Kunder Flamurtarit do te mungoje sulmuesi Daniel Xhafaj (i pezulluar), ndersa vendin e tij ne sulm perkrah Sinanit do ta marre talenti 19-vjeçar, Sokol Cikalleshi.