03 shkurt 2010

Kievo, Bogdani iken si lojtar i lire

Pas nje analize te mirefillte qe iu be merkatos se klubeve te Serise A, specialistet e futbollit italian vleresuan me note te ulet (5.5) levizjet e Kievos ne merkaton e dimrit.
Afrimet qe jane bere nga klubi veronez shihen si te pagjykueshme per momentin, nderkohe qe konsiderohet nje deshtim pamundesia per te sistemuar çeshtjen “Bogdani”.
Siç ishte parashikuar, sulmuesi shqiptar ka qendruar pjese e Kievos deri ne fund te ketij sezoni, kohe kur i skadon edhe kontrata, edhe pse pati oferta te shumta si nga klubet italiane (mbi te gjitha nga Katania), ashtu edhe nga ato te huaja.
Kontrata e bomberit kuqezi, i cili ne kete sezon nuk eshte aktivizuar ne vazhdimesi edhe per shkak te demtimit ne mollezen e faqes, skadon ne qershor dhe Kievo, pasi i ka paguar nje rroge faraonike per vite te tera, nuk do te arrije te fitoje asgje nga shitja e tij.