08 shkurt 2010

Tottenham dhe Villa ndajnë pikët

Tottenhami ka nxjerrë vetëm një barazim pa gola në ndeshjen e sotme të zhvilluar në fushë vendore përballë Aston Villas.
Vendasit kishin posedimin më të madh të topit dhe shanset më të mira, por mbrojtja e mirë e Villas, në veçanti e dyshes Richard Dunne dhe James Collins, siguroi një pikë për ekipin mysafir.
Në fakt përfituesi më i madh i këtij barazimi ka qenë Liverpooli, që do të qëndrojë në pozitën e katërt në të cilën u ngjit më herët gjatë ditës, pas fitores minimale, 1-0, në derbin ndaj rivalit lokal, Evertonit./