08 shkurt 2010

Bunjaku shënon, por humbet

Albert Bunjaku ka shënuar golin e 10-të të tij në Bundesliga, megjithatë ekipi i tij Nurnberg u mposht para tifozëve të vet nga Stuttgart me rezultat 2-1.
Stuttgart kaloi në epërsi pas 22 minutash lojë me anë të golit të shënuar nga Timo Gebhart, që ishte edhe i vetmi i pjesës së parë të ndeshjes.
Heroi i javës së kaluar, Albert Bunjaku, i cili shënoi hat-trick kundër Hannoverit, u gjend sërish në listën e golashënuesve, duke barazuar rezultatin pas saktësisht një ore lojë. Por tre minuta para fundit të kohës së rregullt mysafirët shënuan edhe një herë kësaj here me anë të Robert Hilbert.
Ky është goli i dhjetë i Bunjakut në Bundesliga këtë sezon, dhe aktualisht renditet i treti pas Stefan Kiessling (Leverkusen) me 13 gola, Kevin Kuranyi (Schalke) me 12 gola.