08 shkurt 2010

Palermo në pozitën e pestë

Palermo ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 në fushë të vet ndaj Parmës në ndeshjen e javës 23-të të Serie A.
Pas një pjese të parë pa gola Edinson Cavani i dha epërsinë ekipit vendas në minutën e 63-të, para se Jonathan Biabiany të barazojë rezultatin për Parmën.
Një gol i vonshëm i shënuar nga Fabio Simplicio ndihmoi Palermon të shënojë fitore dhe të marrë tre pikë mjaft të veslfnga kjo ndeshje.
Me fitoren e sotme Palermo ngrihet në pozitën e pestë të tabelës së Serie A, me 37 pikë, tre më shumë se Juventusi që sonte më vonë udhëton te Livorno