16 shkurt 2010

Torres e Fabregas, e ardhmja varet nga rezultatet

Pjesa finale e këtij sezoni mund të rezultojë vendimtare për të ardhmen e dy futbollistëve spanjollë që luajnë në Premier Ligë, Fernando Torres dhe Çesk Fabregas.Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “Daily mirror”, nëse nuk ia del të përfundojë në vendin e katërt (që të çon në ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm), Fernando Torres mund t’i japë lamtumirën Liverpulit në fund të këtij sezoni.
Por mundësinë më të madhe për t’u larguar nga Premier Liga e ka kapiteni i Arsenalit, Çesk Fabregas. Për të shmangur rikthimin e mesfushorit në Spanjë (ku e pret Barcelona), “Topçinjtë” kanë vetëm një mundësi: të fitojnë një titull të rëndësishëm që në këtë sezon, mision që duket pak a shumë i pamundur.