16 shkurt 2010

Vidic nuk është në shitje

Manchester United nuk do t ashes mbrojtësin serb Nemanja Vidic në fund të sezonit, thotë agjenti i tij Silvano Martina.
Vidic ishte lidhur shumë kohëve të fundit me një largim nga United, për në Real Madrid apo Barcelonë. Spekulohej një paramarveshje me Milanin. Sidoqoftë, spekulimet që rrjedhnin nga këto spekulime, thonin se Vidic ishte acarruar me Fergusonin.
Është agjenti i serbit që i vë pikë kësaj çështjeje.
“ Asgjë nuk është e vërtetë, unë dhe Vidic jemi lodhur duke komentuar rreth këtyre spekulimeve.”
“ Ai ka edhe dy vite kontratë me Manchester United, dhe ai nuk do të shitet, “ tha Martina.