09 shkurt 2010

Ronaldinho nuk luan kundër Irlandës

Ronaldinho është jashtë skuadrës së Brazilit për ndeshjen kundër Irlandës më 2 Mars dhe ai është larguar nga trajneri Carlos Dunga sepse ‘nuk është pjesë e planeve’.

Ronaldinho për herë të fundit luajti ndaj Perus në Prill[2009] në një ndeshje kualifikuese për botëror dhe e gjithë kjo ka rritur spekulimet se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Brazilit,pra saktësisht pjesë e Botërorit Afrika e Jugut 2010.

Miqësorja kundër Irlandës është e fundit para fillimit të Botërorit dhe ai duhet të dëshmohet nëse dëshiron të jetë atje.

“Të gjithë lojtarët kanë një shans. Do të analizojmë opcionet. Gjërat si qëndrojnë tani, Ronaldinho nuk është pjesë e planit”,deklaroi Dunga.

Skuadra e Brazilit kundër Irlandës:

Portierë: Julio Cesar (Inter Milan), Doni (Roma).

Mbrojtës: Maicon (Inter Milan), Daniel Alves (Barcelona), Gilberto (Cruzeiro),
Michel Bastos (Lyon), Juan (Roma), Lucio (Inter Milan), Luisao (Benfica), Thiago Silva (AC Milan).

Mesfushorë: Gilberto Silva (Panathinaikos), Josue (Wolfsburg), Felipe Melo (Juventus), Lucas (Liverpool), Kaka (Real Madrid), Ramires (Benfica), Elano (Galatasaray), Julio Baptista (Roma), Kleberson (Flamengo).

Sulmues: Robinho (Santos), Adriano (Flamengo), Nilmar (Villareal), Luis Fabiano (Sevilla).