04 shkurt 2010

Toni: Amauri “axurr”? Nuk është e drejtë

Sulmuesi romanist nis “luftën” për një vend në kombëtare me brazilianin e Juventusit

Ka qenë një nga blerjet më të goditura të merkatos së dimrit dhe, pavarësisht se një dëmtim e ka ndalur kur dukej se ishte integruar plotësisht në ekipin e ndërtuar nga Ranieri, Luka Toni është gati të vihet në ndjekje të Interit. Sulmuesi nuk i ka fshehur ambiciet e tij për fanellën e Romës: “Jam këtu për të fituar diçka. Menjëherë. Kam thënë se nxitoj, apo jo?”. Toni ka pohuar edhe se ka preferuar Romën para Interit: “Kam zgjedhur unë.

Edhe ata që janë afër meje preferonin këtë skuadër. Mbetet zgjidhja më e mirë. Nëse gjatë këtyre muajve gjithçka do të shkojë mirë dhe Roma do të më konfirmojë, në fundin e sezonit do të shkojmë tek drejtuesit e Bajernit, do ulemi në tavolinë dhe do të gjejmë një marrëveshje që do të na kënaqë të gjithëve”. Ndërkohë, kundërshtari i radhës për Romën është Fiorentina, aty Toni ka arriti shifra rekord: “Eshtë qyteti ku arrita maksimumin. Dy vitet më të mira të karrierës sime, duke fituar “Këpucën e Artë”. Futbollisti i parë italian në histori që e ka arritur këtë.

Me Prandelin jam ndier mirë, kam një marrëdhënie shumë të mirë edhe me vëllezërit Dela Vale: më kanë telefonuar, kur nuk luaja tek Bajerni, më kanë qëndruar afër. Çështja-Mutu? E pashpjegueshme. E pabesueshme. Ai nuk ka nevojë të dobësohet dhe pyes veten se si ka mundësi që e ka marrë atë ilaç. Unë i besoj, por është një budallallëk ta shkatërosh veten në këtë mënyrë. E dimë se ka kontrolle, nuk duhet të marrim asgjë. Eshtë si të udhëtosh me 150 km/h drejt një muri: mund edhe të shpëtosh, por rrezikon të vritesh keq”.

Toni në fund jep mendimin e tij edhe mbi mundësinë e Amaurit për të luajtur me Italinë: “Nëse zgjedh Italinë, është sepse Brazili nuk e thërret, nuk është e drejtë që të jetë ai qendërsulmuesi. Këtu ka shumë sulmues të zotë, edhe ata që nuk luajnë te Juvja, Milani apo Interi. Nëse është në formë do të shkojë ai, unë gjithsesi do të përpiqem. Pse nuk duhet të besoj? Lipi gjithnjë më ka grumbulluar. Në Kupën e Konferedaratve s’u paraqita mirë për një problem në tendinë. Titulli? Ndoshta është vonë, Interi është një skuadër e fortë, kanë një avantazh të madh. Ne luajmë për vendin e dytë dhe mendojmë për kupat”