04 shkurt 2010

Hitclshperger, flamur antiracist te Lacio

Tomas Hitclshperger, mesfushori që ka kaluar tek Lacio nga Shtutgarti, në Gjermani vlerësohet jo vetëm për cilësitë e tij si ftubollist, por edhe për impenjimin kundër racizmit. Mesazhet e Hitclsperger janë nga më të lexuarit në saitin “Störungsmelder”, një forum që sinjalizon dhe lufton veprimet negative të grupeve neonaziste. Lojtari i sapoblerë nga Lacio, ndër të tjera merr pjesë rregullisht në takime me studentët në shkolla të ndryshme.
Parulla e tij është: “Nuk duhet t’ia lëmë stadiumet tona nazistëve”. Pikërisht ky impenjim civil ka shtyrë të përditshmen gjermane “Bild” të nënvizojë se Hitclperger ka shkuar tek një klub “tifozët ultras”, të cilit kanë treguar më shumë se një herë shenja raciste. Këta tifozë vërshëllejnë lojtarët me ngjyrë dhe e shoqërojnë çdo thirrje të tyre me ulërimën e mjamunit”. Hitclshperger është përgjigjur duke thënë se është i vetdijshëm për të gjitha këto: “Do të vazhdoj të impenjohem kundër racizmit dhe diskriminimit të minorancave”.