05 shkurt 2010

Togo padit Konfederatën e Afrikës

Përfaqësuesja e Togos ka ngritur një padi ndaj Konfederatës së Futbollit të Afrikës, pasi kjo e fundit nuk ishte në gjendje t'i mbronte futbollistët togolezë gjatë Kupës së Afrikës 2010, njoftoi agjencia AFP të enjten. Përfaqësuesja e Togos u detyrua të braktiste Kupën e Afrikës 2010 më 10 janar, pasi autobusi i saj u sulmua nga rebelët togolezë, ku mbetën të vdekur tre zyrtarë. Konfederata e Afrikës para disa ditëve ka suspenduar Togon për dy edicionet e ardhshme të Kupës së Afrikës.