05 shkurt 2010

FIFA ofron 3 milionë dollarë për Haitin

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka ofruar 3 milionë dollarë për të ndërtuar infrastrukturën e futbollit në Haiti, ka njoftuar faqja zyrtare e FIFA-s të enjten. Komiteti i Financave pranë FIFA-s ka organizuar një projekt të veçantë për Haitin për të mbledhur para. Haiti më 12 janar ishte goditur nga një tërmet 7 ballësh sipas shkallës së Rihterit, ku humbën jetën me dhjetëra mija haitianë.