13 shkurt 2010

Togo apelon në CAS për të anuluar suspendimin

Togo ka apeluar në Gjykatën e Arbitrimit për Sport (CAS) për të anuluar suspendimin që i është dhënë nga Konfederata e Futbollit të Afrikës, ku i është mohuar pjesëmarrja në dy kupat e ardhshme të Afrikës, shkruan agjencia Reuters të premten. Konfederata Afrikane këtë dënim ia ndau Togos, pasi Përfaqësuesja togoleze u tërhoq nga Kupa e Afrikës "Angola 2010", pasi u sulmua nga rebelët angolas. Po ashtu Togo u gjobit edhe me 50 mijë dollarë. "Qeveria e Togos ka apeluar në CAS. Ne po apelojmë kundër vendimit të Konfederatës së Afrikës, që të suspendojë Togon nga dy kupat e ardhshme të Afrikës", ka thënë ministri i Sportit të Togos, Christophe Tchao.