13 shkurt 2010

Një tjetër skandal po e “dridhë” Chelsean

Ashley Cole është protagonisti i skandalit të ri pasi që modelja Sonja Vajld ka zbuluar se posedon foto ku shihet lakuriq futbollisti i Chelseas. Futbollisti i “të kaltërtëve” ka pranuar se është “fotografuar i zhveshur në dhomën e hotelit derisa ishte me reprezentacionin anglez, por ka mohuar se fotot i ka dërguar Sonja Vajld. Cole ka thënë se ka harruar që të fshijë fotografitë kontestuese nga memorja e karteles, sepse telefonin ia kishte dhënë një shoku, i cili më pas ia ka dhënë personit i cili, kinse i ka dërguar fotot për shaka. "Edhe më tutje nuk besojë se kam dhënë telefonin i cili ka përmbajtur ë dhëna të tilla. Kam menduar se i kamë fshirë”, tha Cole.