13 shkurt 2010

Eriksson jep dorëheqje nga Notts County

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të skuadrës angleze, Notts County, bën të ditur BBC të premten. Suedezi Eriksson nuk ka qenë i kënaqur me rrjedhat në skuadrën e Kategorisë së Katërt të Anglisë dhe vendosi të largohej. Notts County është skuadra më e vjetër në histori të futbollit anglez.