20 shkurt 2010

Tifozët e Fiorentinës do të mbajnë maskat e Ovrebos në ndeshjen kthyese ndaj Bayernit

Tifozët e Fiorentinës janë duke planifikuar një iniciativë anti Tom Henning Ovrebo në ndeshjen kthyese me Bayern Munichun në Artemio Francchi.
La Gazzeta dello Sport pohon se tifozët janë inkurajuar nga mediat lokale në Firencë për të veshur fanela të gjelbërta irlandeze, dhe maska të Tom Henning Ovrebos si protestë ndaj arbitrit norvegjez.
Tifozët e Violas kanë marrur disa iniciativa në Facebook, në të cilat mblodhën me mijëra mbështetës.
Në ndërkohë, Il Corriere dello Sport pohon se Ovrego është suspenduar nga referimi i takimeve në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.
Norvegjezi është nën zjarr të tërë opinionit europian për atë vendim katastrofal në ndeshjen Bayern – Fiorentina kur pranoi golin e Kloses, i cili ishte 2 metra në offside.