20 shkurt 2010

Palermo dhe Juventus pas Valon Behramit

Sipas raporteve në mediat Italiane, Palermo dhe Juventsi janë alarmuar nga mundësia e largimit të Valon Behramit nga Premier Liga.

Mesfushori kosovar ishte lidhur sot pasdite me një kalim te Stuttgarti por duket se kjo nuk është e tëra.

CalcioMercato.com pohon se Juventusi dhe Palermo janë duke shqyrtuar mundësinë e të tranferuarit të ish futbollistit të Lazios.

Behrami ka përvojë të madhe në Itali, pasi që aty kaloi dhe pjesën më të madhe të karrierës së tij, para se të kaloj në Premier Ligë.

Behrami kushton hiq më pak se 10 milion euro për cilëndo skuadër të interesuar.