20 shkurt 2010

Behrami në Stuttgart ?

Spekulimet ishin të freskëta muaj më parë kur Valon Behrami për pak sa nuk u largua nga West Hami, dhe tabloidi The Sun shkruan se Stuttgart është treguar tejet e interesuar për mesfushorin kosovar.
Tabloidi pohon se Behramit nuk i pëlqen jeta në Londër dhe se familja nuk është përshtatur në qytet.
Palermo dhe Juventus ishin gjithashtu të lidhura me kosovarin, që më parë luajti për Lazion dhe Genoan. Sidoqoftë, një transferim në Stuttgart është i mundshëm.
Thuhet se për Behramin, Stuttgart do të duhej të paguaj hiq më pak se 10 milion euro.
Behrami në të kaluarën ishte pranë kalimit tek Manchester United dhe Arsenal.