14 shkurt 2010

Tiago Silva në dyshim për Mançesterin

Duket si një mallkim: janë rikuperuar dy lojtarë dhe po aq janë larguar. Të premten në mbrëmje janë rikthyer në fushën e lojës pas dëmtimeve, Nesta dhe Pato: lajmi më mirë i mundshëm në pritje të sfidës me Mançesterin. Por, brenda pjesës së parë, kuqezinjtë kanë humbur dy lojtarë: dhe nëse dëmtimi i Mansinit nuk është vendimtar për ndeshjen me Junajtid, pasi ish-interisti nuk mund të aktivizohet në Champions, problemet e Tiago Silvës (”më kanë folur për një shtrëngim muskulor, shpresoj të mos jetë një gjë serioze”, ka thënë lojtari) rrezikojnë të ndikojnë negativisht në përballjen e së martës.
Plani i Leonardos bazohej tek aktivizimi i Nestës dhe brazilianit në qendër të mbrojtjes, me spostimin e mundshëm të Bonerës në krahun e djathtë. Ndërkohë, pikërisht Nesta ka pranuar se është i mundshëm një rikthim i tij te kombëtaria italiane: “Të shohim sesi do të shkojnë gjërat”, ka thënë ai. Mbetet fakt se, dyshja e mbrojtjes së Milanit, ndoshta më e mira e kampionatit italian, ka luajtur bashkë për 90 minuta të plota, vetëm në tre nga tetë takimet e fundit të Serisë A.