Gola, pasime, por edhe festa të supozuara deri në orët e vona të natës, që nuk janë pëlyqer shumë nga klubi. Ronaldinjo është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar, në disa momente është rikthyer të luajë siç ka bërë në të kaluarën me Barcelonën, por ndoshta nuk i ka bindur akoma plotësisht drejtuesit kuqezi. Kontrata e tij skadon më qershor të vitit 2011 dhe rinovimi nuk ka ardhur. Galiani ka marrë kohë: “Në fillim duhet të sigurojmë kualifikimin në Champions, më pas do të shohim. Ka shumë mundësi që të qëndrojë me ne”. Fjalë që mund të thonë gjithçka dhe asgjë. Galiani ka qenë i qartë: “Ka akoma edhe një vit e gjysmë kohë para sakdencës së kontratës. Ronaldinjo duhet të vazhdojë të bëjë detyrën e tij”. Disa dyshime lindin nga komentet e drejtuesit kuqezi, duke marrë parasysh se Abate dhe Antoni, kontratat e të cilëve skadojnë në qershor të vitit 2011, kanë rinovuar. Por edhe në këtë rast Galiani ka qenë i qartë: “Flasim për dy situata të ndryshme, për këtë arsye them se duhet të presim”.