11 shkurt 2010

Tiago Silva mendon vetëm për të fituar

Nesër në mbrëmje Milani do të ketë dy kundërshtarë: Udinezen dhe të ftohtin. Për këtë është i bindur Tiago Silva: “Të futesh në fushën e lojës me këto temperatura nuk është një gjë e bukur, unë preferoj të nxehtin e Brazilit, por jemi këtu në Milanelo, me shumë dëshirë për të bërë mirë. Të stërvitesh në të ftohtë, të bësh nxehmjen dhe të luash në mbrëmje është pak e komplikuar, por ne po punojmë të qetë dhe mendojmë vetëm për t’u rikthyer tek fitoria”. Mbrojtësi kuqezi ka folur edhe për ndeshjen me bardhezinjtë: “Në takimin e fazës së parë kemi luajtur mirë, por ata kanë shënuar dhe në fund ka rëndësi vetëm rezultati. Di Natale? Eshtë një lojtar i shkëlqyer, por shpresoj të mos shënojë kundër nesh të premten”, ka thënë Tiago Silva.