11 shkurt 2010

“Djalli” përgatitet për Championsin

Më shumë se 60% e potencialit realizues të Milanit i takon sulmit me 35 gola nga 46, dhe ky është një tregues domethënës në lidhje me problemet që ka pasur Milani në ndeshjet e fundit në kampionat, ku në tre takime ka rritur të shënojë vetëm një gol. Nëse Ronaldinjo dhe Borrielo bllokohen, skuadra kuqezi nuk arrin të shënojë dhe për rrjedhojë nuk arrin të fitojë ndeshjet. Ka edhe një shpjegim tjetër për Milanin e transformuar nga efekti i derbit: Leonardo, në mirëkuptim me stafin atletik, ka ideuar një plan ku lojtarët do të zhvillojnë ushtrime më të rënda, në prag të Championsit dhe të sfidës së dyfishtë me Mançester Junajtid. Organika e Milanit nuk është në fakt ajo e Interit, dhe në Milanelo ka qenë e nevojshme të bënin një zgjedhje të saktë: Champions apo kampionat? Ka fituar e para… Leonardo, ndërkohë, pret Paton, i cili mund t’i dhurojë sërish shpejtësi skuadrës në sulm. Por “Patoku” ndoshta do të qëndrojë në stol kundër Udinezes, akoma nuk është e sigurt…