09 shkurt 2010

Tiago i lumtur në Atletico

Mesfushori i Juventusit, Tiago Mendes ka thënë se është i lumtur pas huazimit në Atletico Madrid dhe ka theksuar se do të dëshironte të mbetet në Vicente Valderon. Portugezi zhgënjeu në Juventus ndërsa kaloi në Madrid në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Është mirë të kesh besimin e trajnerit. Jam duke luajtur rregullisht dhe kjo është pozitive për mua. Është ende herët të flasim për të ardhmen por do të më pëlqente të mbetem këtu. Ky është një ekip i ri dhe mund të ndihmoj me përvojën time” tha Tiago.