09 shkurt 2010

Synon Kampionatin botëror

Sulmuesi i Milanit, Marco Borriello ka insistuar se është i motivuar pas lëvdatave të fundit nga selektori i Italisë, Marcello Lippi para Kampionatit botëror që zhvillohet këtë verë.
Lippi shtoi shanset e paraqitjes së Borriellos në Afrikën e Jugut kur paralajmëroi se në ekipin e tij nuk do të ketë vend për futbollistë të natyralizuar, duke mbyllur dyert për sulmuesin e Juventusit, Amauri.
“Deklarata e Lippit është motivim shtesë për mua por edhe për të tjerët që janë në garë për një vend. Është përkrahje e madhe” tha Borriello.