09 shkurt 2010

Adhuruesit protestojnë edhe ndaj Tares

Adhuruesit janë tejet të revoltuar me rezultatet tepër të dobëta te skuadrës së Lazios. Ata në qendrën stërvitore të Lazios, në Formello afër Romës, që ishin rreth 500 adhurues janë tubuar dhe kanë protestuar kundër presidentit Claudio Lotito, drejtorit sportiv, Igli Tare dhe trajnerit Davide Ballardini. Protestat ishin aq të ashpra sa u desh të ndërhyjë edhe policia lokale për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët tentuan të futen në teshatore, madje policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Skuadra e Lazios aktualisht renditet në vendin e 18-të me 22 pikë në Serie A italiane. Kulmi i gjithë kësaj pakënaqësie që ka arritur të adhuruesit ishte humbja gjatë fundjavës që shkoi ndaj Catanisë.