Menaxheri i Karlos Tevezit ka thënë se sulmuesi i Mançester Sitit do të jetë në kohë në Angli për të luajtur kundër Çelsit të shtunën, edhe pse bija e tij e sapolindur është nën kujdes intensiv në Argjentinë. Sulmuesi argjentinas ka më se një javë që është në vendlindje pasi gruaja e tij, Vanesa, ka lindur para kohe fëmijën e tyre të tretë.
Trajneri i Sitit, Roberto Mançini, ka thënë se kishte nevojë për Tevezin për ndeshjen e së shtunës në “Stamford Bridge” kundër kryesuesve. “Kur e ke fëmijën në kujdes intensiv është një çështje shumë e rëndë dhe serioze”, ka thënë Kia Jorabkian, i cili menaxhon kontratat dhe çështjet e biznesit për Tevezin.