Te enjten pritet te marre fund pritja e Tiranes, ne lidhje me ankesen e saj te Komisionin e Apelit per disa vendime te ashpra te Komisionit te Disiplines, pas incidenteve te ndodhura ne ndeshjen derbi te te henes se javes se kaluar ndaj Dinamos, ku u pa nje shfaqje e shemtuar dhune ne tempullin e futbollit shqiptar, ne “Qemal Stafa”.
Disiplina perdori “grushtin e hekurt” kunder dhunes se shfaqur ne derbi: Trajneri bardheblu, Alban Tafaj, dhe kapiteni i 24-here kampioneve, Devis Mukaj, dy protagonistet negative te incidenteve ne stadiumin “Qemal Stafa”, kane marre dy ndeshkime te renda: tekniku eshte pezulluar per nje vit nga te gjitha aktivitetet futbollistike. Ne sekondat e fundit te ndeshjes, pas debatit te ashper ndermjet Mukajt dhe Bakajt, Tafaj ka goditur me grusht kete te fundit.
Prova me e forte e perdorur nga Disiplina ishin pamjet filmike, ku dukej qarte dhuna e ushtruar ndaj sulmuesit te Dinamos dhe Kombetares shqiptare. Ndersa kapiteni Mukaj eshte pezulluar me tete jave dhe do te rikthehet ne fushe vetem ne javen e 26-te, duke humbur me shume se gjysmen e pjeses se dyte te kampionatit.
Disiplina vendosi qe te penalizonte edhe klubin bardheblu. Skuadra do te jete e detyruar te luaje pa tifoze ne kater ndeshjet e ardhshme ne fushen e saj, duke filluar nga kjo jave. Tirana eshte gjobitur gjithashtu me 300 mije leke te reja, per marrjen e masave te dobeta organizative, ndersa penalizimit financiar nuk i ka shpetuar as presidenti Halili.
Per deklaratat ne media, te cilat cenuan personalitetin e zyrtareve te FSHF-se, numri 1 i klubit u gjobit me 50 mije leke te reja. Nderkohe qe tashme nga burime te besueshme brenda FSHF-se eshte mesuar se Komisioni i Apelit do te mblidhet serish te enjten per te diskutuar mbi kerkesat e Tiranes per te ripare edhe nje here vendimet dhe masat disiplinore qe ka dhene Komisioni i Disiplines, per denimin e fushes, pezullimin e trajnerit Tafaj per nje vit nga çdo aktivitet dhe pezullimin e Mukajt per tete ndeshjet e radhes. Drejtuesit bardheblu insistojne ne nje heqje, ose ne nje ulje, te denimeve aktuale, sidomos ate per luajtjen e 4 ndeshjeve brenda pa tifoze, por gjasat qe nje gje e tille te ndodhe, nuk jane te shumta.