02 shkurt 2010

Lampard: Me Drobgan do të jemi edhe më fuqishëm

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, beson se Didier Drogba mund ta ndihmojë ekipin të arrijë te titulli i Ligës Premier.
Sonte në takimin kundër Hull Cityt, Drogba do të rikthehet në ekipin e parë të Chelseat, pas pauzës për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Kombeve të Afrikës. Me tre pikë nga takimi i sotëm, Chelsea do të krijonte katër pikë epërsi ndaj Manchester United.
“Është një periudhë shumë e rëndësishme e sezonit. Ne jemi në një formë të mirë dhe është e rëndësishme të vazhdojmë. Tash Drogba dhe Kalou janë rikthyer në ekip. Ata janë dy futbollistë të shkëlqyeshëm, të cilët do ta forcojnë ekipin. Pa ta ne luajtëm mirë, tash me ta do të jemi edhe më të fuqishëm”, ka thënë Lampard.