Viti 2010 ka filluar perseri me probleme per portierin Arjan Beqaj.
“Gardiani” shqiptar eshte demtuar ne muskujt e perparme te kofshes ne sfiden e vlefshme per Kategorine e Pare qipriote, qe Anorthosis fitoi 2-0 ne fushen e AEP Pafos. Portieri 33-vjeçar pesoi terheqje ne kuadriceps dhe do te mbetet jashte fushave stervitore per te pakten dhjete dite.
Ne fund te kesaj jave, stafi mjekesor i klubit nga Famagusta ka parashikuar nje tjeter kontroll, ne menyre qe te vleresoje me mire problemin dhe per te pare nese situata eshte permiresuar.
Viti 2009 ka qene mjaft problematik per Beqajn, qe eshte detyruar te kaloje shume kohe jashte fushave. Ne mars, perpara ndeshjes me Hungarine, ai pesoi nje demtim mjaft te rende ne shpatull, i cili e detyroi ta mbyllte sezonin perpara kohe. Operacioni ne nje klinike te specializuar ne Belgjike dhe rehabilitimi e lane numrin 1 te portes kuqezi per afro 5 muaj ne “bokse”.