09 shkurt 2010

Simplicio i pavendosur

Mesfushori i Palermos, Fabio Simplicio ka insistuar se ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Kontrata e tij me Palermon skadon gjatë verës ndërsa menaxheri i brazilianit kishte thënë se klienti i tij do të braktis klubin sicilian. Mirëpo, Simplicio ka theksuar se aktualisht është i përqendruar në klub.
“Mund të ndodh gjithçka. Ende nuk kam vendosur rreth largimit. Kam marr oferta nga klube të mëdha por mendoj vetëm për ekipin dhe punën time” tha Simplicio.