“Të qëndrosh pa folur është e pamundur, nuk mund të pësohen këto penalizime dhe të mos flasësh. Duhet rishikuar i gjithë sektori i arbitrave, Kolina duhet të largohet”. Pas humbjes kundër Fiorentinës, presidenti i Livornos, Aldo Spineli, nuk ka ngurruar të kritikojë punën e arbitrave. “Ndoshta me këto fjalë ndëshkoj veten, por nuk mund të qëndroj në heshtje.
Do të luftojmë akoma, më pas do ta tërheq skuadrën. Na është mohuar një penallti, që nuk mund të mos shikohej. Skuadrat e vogla masakrohen nga arbitrat. Ka klube që luftojnë për mbijetesë, por goditen gjithmonë nga vendimet e arbitrave”, ka thënë Spineli.