14 shkurt 2010

Speciale – CL: Top 10 ndeshjet e 1/16

Specialitetet dhe befasitë tek ne nuk kanë të ndalur. Lajmesport.com ju prezanton ndeshjet më interesante të fazës 1/16 të ligës së kampionëve.

10) Liverpool 4-0 Real Madrid (10 Mars, 2009)

Ndeshja e parë në Bernabeu përfundoi me fitore të Liverpoolit 1-0. Në ndeshjen kthyese Real Madridi shpresonte në një kualifikim të mundshëm por ata morrën një grusht të fortë në fytyre në Anfield Road duke u turpëruar me rezultat 4-0.

9) Ajax 2-2 Inter (22 Shkurt, 2006)

Huntelaar, në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve shënoi një gol para se Mauro Rosales të shënoj edhe golin e dytë kundër Interit i cili ishte ende dominues në Serie A. Në pjesën e dytë Ajax humbi dominimin ndaj Interit duke pranuar dy gola, nga Julio Cruz dhe Dejan Stankovic, Inter do të fitonte ndeshjen kthyese në San Siro.

8- Celta Vigo 2-3 Arsenal (24 Shkurt, 2004)

Arsenal mendonte se do të zbavitej me Celta Vigon pasi që kishte epërsi prej dy golave, realizator ishin Edu dhe Robert Pires. Por Celta nuk u dorëzua lehtë dhe shënoi dy gola.

Ndërsa në Londër pas dy javëve Arsenal e mposhti Celta Vigon 2-0.

7) Bayern Munchen 7-1 Sporting Lisbon (10 Mars, 2009)

Bayern e turpëroi Sporting Lisbonën duke e mposhtur atë me rezultat 7-1. Duke i mbledhur rezultatet në dy ndeshje Sporting Lisbon ka pësuar disfatë rekord prej 12-1.
Në raundin tjetër klubi i Jurgen Klinsman mori një mësim nga Barcelona.

6) Manchester United 1-1 Porto (9 Mars, 2004)

Porto i befasoi të gjithëve në atë sezon. Përpos që e eliminoi Manchester United ajo edhe e fitoi Ligën e Kampionëve me Mourinhon në krye. Palltoja tashmë e njohur e “Special One” ishte e hedhur në erë.

5) Lyon 7-2 Werder Bremen (8 Mars, 2005)

Lyon ka shkatëruar gjermanët e Werder Bremen me Sylvian Wiltors i cili shënoi Hat-trick.

Lyon në raundin tjetër u eliminua nga PSV.

4) Barcelona 1-2 Liverpool (21 Shkurt, 2007)

Rafa Benitez e ka përgatitur mirë klubin e tij për këtë ndeshje. Liverpool e tronditi Barcelonën në Camp Nou. Bellamy shënoi golin e parë për Liverpoolin në pjesën e parë, para se Riise të shënonte golin e fitores. Ajo natë nuk është për tu haruar.

3) Valencia 0-0 Inter (6 Mars, 2007)

Los Che u mbajtën mirë në ndeshjen kundër Interit duke mos pranuar asnjë gol. Ekipi i Interit me Roberto Mancinin në krye nuk kishte ende fat në Ligën e Kampionëve.

2) Real Madrid 3-2 Bayern Munich (20 Shkurt, 2007)

Këta dy gjigandët u përplasen shpesh në Ligën e Kampionëve. At u përplasen edhe në vitin 2000, 2001, 2004 dhe tani në 2007. Fabio Capello kishte në ekip David Beckham i cili mori pjesë ne tre gola të Real Madridit. Real Madridi kishte epërsi prej 3-1 para se Mark Van Bomel të lëshoj një raketë në minutën e 88, dhe duke e favorizuar Bayernin për ndeshjen kthyese.

1) Chelsea 4-2 Barcelona (8 Mars, 2005)

Chelsea me Mourinhon në krye ishte superfuqi botërore në atë kohë. Këtë e tregon më mirë rezultati i shfaqur më lartë. E vetmja gjë që duhet të përmendet në këtë ndeshje për Barcelonën është supergoli i Ronaldinhos nga gjuajtja e lirë, goditje e cila e la të shtangur Peter Cech dhe Ricardo Carvalhon.