14 shkurt 2010

Speciale – CL: 5 Arsye pse United do ta mposht Milanin

Dy prej skuadrave më me traditë europiane Milan dhe Manchester United takohen pas nesër në San Siro në duelin e gjigantëve, crème della crème i Ligës së Kampionëve.

United është favorit për këtë sfidë, por nuk duhet të jetë dhe aq e sigurtë skuadra nga Old Trafford, pasi që tradita e Milanit nuk ka nevojë të përmendet.

United është në maje të Premier Ligës, dhe që pas ikjes së Ronaldos u mendua se do të ndryshonin gjërat por në fakt nuk ndodhi ashtu. United e përsëris është favorit ndaj Milanit, dhe arsyjet i gjeni më poshtë.

1. Përvoja

Në dy sezonet e kaluara skuadra e United kaloi dy herë në finale, duke mposhtur dhe skuadrat më të mëdha të kontinentit si Inter, Barcelona, Chelsea dhe Arsenal. Këtë sezonë edhe pse Ferguson ka humbur disa prej lojtarëve kyç, e kaloi fazën grupore si nëpër mahallën time, përpos një humbjeje nga Besiktas në Old Trafford.

2. Wayne Rooney

Sulmuesi duket shumë më i lirë që pas largimit të Ronaldos, duke treguar statistika impresive deri tani. Sidoqoftë, golat tregojnë vetëm një pjesë të tregimit të Rooneyt. Lojën që e lidh ai, fizikaliteti dhe instikti e bëjnë atë njërin prej sulmuesve më efektiv në botë për momentin. Rooney është i aftë në momentet më sublime kur është në pyetje marrja në dorë e përgjegjësisë për një takim, duke e bërë atë të pakonkurencë në mbrojtjet kundërshtare. Unë vë bast me secilin prej jush se ai do të shënoj gol në njërën prej dy sfidave me Milanin.

3. Forma fizike

Energjia, mprehtësia, elasticiteti, fleksibiliteti apo sido që dëshironi ta quani, Manchester United e ka atë të lidhur. Patrice Evra natyrisht se do të lëvroj në krahun e majtë, kurse Carrick do të ketë për detyrë të ndal një Andrea Pirlo, kurse Rooney do të tentoj të shpoj qëndresën heroike Nesta-Silva. United nuk do të lë Milanin të aplikoj lojën e vet. Më shumë është e mundshme që United të diktoj tempon duke detyruar Milanin të luaj lojë të shpejtë dhe në të njëjtën kohë të shpërqëndrohet. United është mjeshtër në kundërsulme, kështu që nëse Milani flen në sulm, United do të ketë se çfarë të bëj në mbrojtjen e Milanit, duke e goditur atë me sa më shumë fuqi dhe shpejtësi që mund të gjenerojnë.

4. Dida

Nëse dëshironi që në momentet më të vështira ti gjeni sulmuesit, me anë të gabimeve trashanike të portierëve atëherë Dida sigursht se është personi ideal. Braziliani mund të duket i pamposhtshëm deri në minutën e 89 të ndeshjes, por Didës kurrë nuk i dihet, shpeshherë është fytyrë tragjike e sfidave. Dëshmi për këtë është goli i Raulit ndaj Milanit në fazën grupore. Ska rëndësi nëse Nesta dhe Silva janë në top formë, Dida duhet të jetë në disponim. Rooney me shokë nuk do të kërkoj dhe rastin më të vogël të dytë për të shënuar…

5. Hakmarrje

Me lojë të mirë në Old Trafford, të shkatëruar në San Siro, humbja e djajve të kuq në vitin 2007 ka lënë gjurmë të theksuara tek kampionët e anglisë. Milani, i udhëhequr nga një Kaka impresiv ishte superior ndaj United, dhe me meritë ngriti trofeun e atij viti. Djajtë e kuq menzi presin udhëtimin në San Siro, për ti dhënë një mësim futbollistik skuadrës së Leonardos. Kësaj radhe do të jetë shumë më lehtë, pasi që Kaka dhe Maldini janë zëvëndësuar me lojtar shumë më të dobët se këta të fundit.