14 shkurt 2010

Ferguson : Moment i përshtatshëm për përballjen me Milanin

Sir Alex Ferguson beson se Milani është një skuadër tjetër që nga largimi i Kaka`,dhe trajneri beson se ata mund ta shkelin gjigantin Italian për të kaluar më tej në Champions League.
Ndeshja e fundit e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve përfundoi 3-0 në favor të Rossonerëve, me performancën inspiruese të Kaka`,ku ky i fundit eliminoi Djajtë e Kuq.
Kaka iu bashkua Real Madridit verën e kaluar dhe Cristiano Ronaldo u larguar gjithashtu, por Ferguson është i lumtur për faktin se skuadra e tij nuk do të përballet me mjeshtrin Brazilian.
“Është kohë e mirë për të udhëtuar në Milan”,deklaroi Fergie.
“Ata luajtën këtë javë mposhtën Udinesen 3-2 të premten],ata humbën Kaka`n dhe kanë disa lëndime, kurse ne në anën tjetër nuk po luajmë këtë fundjavë dhe kemi pasur pushim të mjaftueshëm”.
Ferguson beson se humbja e Playmaker-it Brazilian ka detyruar Milanin ta ndryshojë formacionin, për të cilin ai beson se Djajtë e Kuq janë të përgatitur këtë here.
Ai shtoi: “Ata kanë ndryshuar që kur u largua Kaka`. Ata e vendosën atë në mes dhe dy lojtarë përpara tij, por tani ka ndryshuar me 2 anësorë dhe 3-mesfushorë në qendër”.
“Duhet të pranojmë se lojtarët e tyre nuk janë nga ata që kanë aftësi dhe eksperiencë të shkurtër[ Ronaldinho, Pato ], por po aq lojtarë kemi dhe ne, e me këta ne mund ta fitojmë ndeshjen”.
“Pas eksperiencës në San Siro 3 vite më parë ku ata dominuan tërë lojë, tani e di se kjo nuk do të ndodh përsëri”.