14 shkurt 2010

Speciale – CL: 5 mënyrat e Milanit për të mposhtur United

Manchester United është favorit për të tejkaluar Milanin në Ligën e Kampionëve, por, a është United favorit absolut ?

Natyrisht, Milani nuk është ajo forcë që ishte dikur, por, mund të themi se nga niveli është i barabartë me Manchester United.

Për këtë arsye, më poshtë ju sjelli pesë mënyrat me të cilat Milani mund të mposhtë Manchester Unitedin.

1. Çdo mesfushë ka ditën e saj

Vija e mesushës së Milanit është rreziku permanent për United. Kjo varet shumë nga Andrea Pirlo. Ju mund të ndjeni se ai është më i vjetri në atë pozitë, por ai është vetëm 30 vjeçar, dhe në krahasim me Scholes që është 35 vjeçar, Pirlo mund të jetë çelësi i gjithçkaje.

Shumë varet edhe nga forma e Massimo Ambrosinit, mesfushori defanziv që është në top formë. Ai po kalon sezonin më të mirë në karrierë me Milanin, por ai ka patur batica dhe zbatica në të kaluarën.
Për Seedorfin mos të flasim fare…thjesht një ‘’ 18 vjeçar ‘’.

Nëse ndeshja do të vendoset në mesfushë, mos u habitni nëse e shihni Milanin duke triumfuar në fund.

2. Qendër mbrojtësit

Asnjë mbrojtës në botë nuk do të dëshironte të përballej me Rooneyn në këtë moment. Ai sulmues, është i pandalshëm.

Por…

Në fakt, dy top mbrojtës mund të jenë të gatshëm, për ta ndalur sulmuesin e pandalshëm. I gjithë suksesi i Milanit këtë sezonë ka vulën e Alessandro Nestës dhe Thiago Silvës.

Sidoqoftë, kjo fuqi mund të bëhet edhe dobësi. Nëse njëri prej tyre mungon atëherë mbrojtja e Milanit bëhet një perde e shqyer në mes. Nëse njëri prej tyre mungon, Rooney do të jetë fitimtar në 180 minutat.

3. Pika e dobët e Milanit nuk do të vjen në shprehje

Milani ndoshta ka mbrojtësit më të dobët të krahut në Ligën e Kampionëve. Por stili i tanishëm i United premton se nuk do të ketë rrezik nga krahu. Në kohën e Ronaldos krahu ishte krucial, por sot ndryshon.

Natyrisht, Patrice Evra mbetet rrezik, mirëpo, Ringo Starr i San Siors Ignazio Abate sdo ketë fare punë, ashtu si Gianluca Zambrotta.

4. Thjeshtë Pato

Rooney padyshim se është në këtë moment sulmuesi më i mirë në botë. Për këtë ska çfarë të bisedohet, pasi që të gjithë e dijmë.

Por, edhe pse Milanit i mungon një yll i kategorisë Rooney, rosonerët kanë se për çfarë të krenohen, dhe kanë se me çfarë ti bëjnë konkurencë Rooneyt në të ardhmen.

Të them të drejtën, Pato ka shënuar vetëm dy gola në Ligën e Kampionëve, por, që të dy i shënoi në përballje me Real Madridin dhe i dyti, ai gjysmëvollej fantastik, vlen më shumë se çdo ndeshje. Është një lloj momenti magjik që Pato mund të bëj, nëse atij i ofrohet një gjysmërast.

5. Një gjë e vogël që quhet traditë

Milani është ekip i Ligës së Kampionëve, është aq e thjeshtë. Disa klube e kanë këtë, disa klube jo. Prej atyre që e kanë këtë, ka prej atyre që e kanë më të shprehur.

Sigurisht, United llogaritet njëri prej top klubeve të kontinentit, por në histori të Kupës Europiane dhe Ligës së Kampionëve, Milani është mbi Old Traffordin. Vetëm Real Madridi është si askush tjetër mbi Rosonerët.

Por, a do të luaj rol të madh historia kur këto dy klube ndeshen? Them edhe një herë…mbetet të shihet…!