14 shkurt 2010

C. Ronaldo nuk mohon rikthimin

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka lancuar një deklaratë të jashtëzakonshme në të cilën pohon se ka filluar ti mungoj ish klubi Manchester United, dhe nuk e ka mohuar mundësinë për tu rikthyer ndonjëherë në Old Trafford.
Ronaldo u largua nga Old Traffod verën e kaluar për një shumë rekorde 94 milion euro për të plotësuar ëndrrën e tij për tu bërë galaktik.
Anësori portugez pranon se atij i mungon klubi i Sir Alex Ferguson, ku ai fitoi tre tituj të premier ligës dhe një Ligë të Kampionëve, duke hapur rrugë për një rikthim sensacional.
“ Natyrisht, më mungon loja në Manchester United.”
“ Jo vetëm klubi por edhe shokët janë ende atje. Unë luajta atje për gjashtë vite dhe ajo është kohë e gjatë. Sa herë që kam rastin, unë i shikoj ata.”
“ Ende interesohem për ta shikuar Manchester Unitedin, dhe kurrë nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen do të rikthehem që të luaj atje. Është gjithnjë e mundshme.”
“ Nuk dua të them se nuk jam i lumtur në Real Madrid. Unë jam shumë i lumtur dhe të gjithë e dinë se ky është klubi im, por natyrisht, më mungon Manchester United, bossi, lojtarët, sepse kam lënë një familje të tërë atje.”
“ Unë dua të respektoj kontratën me Realin, por në të ardhmen, vetëm zoti e di se çfarë do të ndodhë.”
Ronaldo gjithashtu lavdëroi ish kolegun e tij në United.
I pyetur se a është bërë Rooney lojtar më i mirë pas largimit të tij, Ronaldo u shpreh.” JO. Ndoshta ka shënuar më shumë gola se sezonin e kaluar, por Rooney është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm për Manchester United dhe Premier Ligën.”
“ Ai është një lojtar fantastik por nuk do të thotë ai po luan mirë pse unë u largova. Ai gjithnjë ka luajtur mirë.”
Për kampionatin botëror ai u shpreh:
“ A mund ta fitoj Anglia kampionatin botëror? Pse jo? Ata kanë lojtarë dhe një trajner të shkëlqyer.”
“ Nëse luajmë me Anglinë në finale do të jetë sepse Portugalia ka luajtur mirë në kampionat.”
“ Unë mendoj se Anglia është shumë e fortë, dhe nuk dua të mendoj tani përballjen me Rooneyn apo Ferdinandin, unë po mendoj se si të kualifikohemi.”
“ Por, do të ishte interesant nëse do ti shihja Rooneyn dhe Ferdinandin në finale.” Përfundoi Ronaldo.