14 shkurt 2010

Helton: Ne do ta mposhtim Arsenalin

Helton është shprehur se Gunnersat nuk janë të rrezikshëm.
Portieri i Portos Helton insiton se klubi i tij do te eliminoj Arsenalin nga Liga e Kampionëve.
“Ne i kemi shikuar ndeshjet e fundit të Arsenalit, dhe kemi kuptuar se ata nuk janë të rrezikshëm siç ishin më herët, “ tha Helton për The Mirror.
“Për ne Arsenali nuk është favorit. “
“Ne do ta mposhtim Arsenalin në shtëpi 1-0, ndërsa ne shpresojmë se do të shënojmë një gol në ndeshjen kthyese, dhe kështu të kualifikohemi. “
“Pa Emmanuel Adebayorin dhe Robin van Persien e lënduar Arsenali nuk është i rrezikshëm. “
“Arsenali ka një skuadër të mirë, por ne do ti eliminojmë ata. “ përfundoi Helton.
Arsenali takohet me Porton më 17 shkurt në Estadio do Dragao, ndërsa ndeshja kthyese është më 9 Mars.