18 shkurt 2010

Smaili: Kuzhe, e pres ftesën në Kombëtare!

Miqësorja Kosovë-Shqipëri, e zhvilluar dje pasdite, ka qenë një mundësi që trajneri Josip Kuzhe të provojë lojtarët e Superiores. Dritan Smaili, i rikthyer prej dy sezonesh te Vllaznia, nuk ka nguruar të shfaqë hapur pakënaqësitë e tij për mosgrumbullimin për të qenë pjesë e kësaj skuadre. Pasi ka theksuar se është një nga lojtarët stabël në skuadër në këto 2 sezonet e fundit (në 2008-2010 kontribuoi që Vllaznia të shpallej nënkampione e Shqipërisë), ai nënvizon se e pret prej kohësh një ftesë nga Kuzhe për në Kombëtare. Por ajo s’ka ardhur. Të paktën deri më sot. Ndaj ai ka vendosur tashmë të ngrejë zërin dhe beson se do të ketë veshë që do ta dëgjojnë: “Luaj prej dy sezonesh i padiskutueshëm në formacionin e parë, pa ua ulur vlerat lojtarëve të tjerë, dhe deri tani kam pritur një ftesë nga Kuzhe, që nuk ka ardhur. Shpresoj që trajneri të hedhë një sy edhe nga ne”..