18 shkurt 2010

Duka: Privilegj dhe nder të jesh sot këtu

Më shumë se një ndeshje, miqësorja Kosovë-Shqipëri ishte një event i madh i festës së 2-vjetorit të pavarësisë, ndaj edhe deklaratat ishin në këtë prizëm. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, falënderoi FFK-në për ftesën e bërë dhe për mikpritjen: “Ishte kënaqësi që ta ndanim bashkë gëzimin për ditën e pavarësisë së Kosovës. Ndihem i privilegjuar. Ju falënderoj dhe e përshëndes nismën e juaj që të ardhurat nga kjo ndeshje të dedikohen për familjet që vuajtën përmbytjet në Shqipëri”. Po ashtu, numri një i futbollit shqiptar ka folur edhe në lidhje me sulmuesin kosovar të Nurenbergut, Alber Bunjaku, që ka shënuar 10 gola në Bundesligë. “Të gjithë ne jemi tifozë me të, ashtu sikurse për çdo lojtar shqiptar në kampionatet europiane.. Por fatkeqësisht Bunjaku ka luajtur me një përfaqësuese tjetër dhe është e pamundur që ai të bëhet pjesë e Shqipërisë”..