Mançester Siti është duke planifikuar transferimin në momentet e fundit të mesfushorit të Real Madridit, Fernando Gago. Trajneri i ri i Sitit, Roberto Mançini, e ka bërë Gagon synimin kryesor të merkatos së janarit që kur mori drejtimin e klubit. Sitit besohet se i është refuzuar një ofertë javën që shkoi, por tani është kthyer sërish te kjo marrëveshje, duke ofruar më shumë që ta bindë Realin ta shesë argjentinasin.
Menaxheri i Gagos, Marçelo Lombila, ka pohuar se është në pritje të pranimit të ofertës së Sitit nga Reali. “Mançester Siti ka prezantuar dje ofertën e re dhe Reali do të japë përgjigjen. Ne po e presim atë, ka thënë ai dje. Lajmet që vijnë nga Spanja thonë se Reali është i lëkundur që ta shesë lojtarin, pasi u duhet për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve.