Fulhemi ka kompletuar marrëveshjen e huazimit të Niki Shoreit nga Aston Vila deri në fund të sezonit. Trajneri i Vilës, Martin O’Nill, e thërriti lojtarin e përfaqësueses angleze nga skuadra e Notinghem Forestit, ku ishte huazuar, por ai nuk e ka lejuar 28-vjeçarin të shkojë përfundimisht te Fulhemi, që ka vështirësi në anën e majtë të mbrojtjes, sepse Pol Konçeski është i dëmtuar.
Fulhemi mund ta bëjë këtë transferim permanent, nëse Shorei i pëlqen trajnerit Roi Hodson. Shorei bëri emër te Riding, ku luajti shtatë sezone me sukses, para se të kalonte në vitin 2008 te Vila. Ai ishte titullar në sezonin e tij të parë në ‘Villa Park’, por më pas vendin e tij e zuri Stefen Uornok i ardhur nga Liverpuli vjet.