- Ky ishte barazimi i parë për Milanin në të gjitha kompeticionet, që nga ai me Sienën, 0 0, më 4 tetor, që u pasua nga 7 fitore dhe 9 humbje.
- Kristiano Lukareli i ka shënuar tashmë 9 gola Milanit në karrierën e tij. Në Serinë A ai ka shënuar 113 gola.
- Alberto Zakeroni nuk ishte ulur në një stol të Serisë A, qëkurse Torino e drejtuar prej tij, humbi 0 3 me Kievon, më 24 shkurt 2007.
- Lacio ka një bilanc negativ në Torino me Juven: vetëm 8 fitore, 17 barazime dhe 41 humbje.
- Stefano Okaka kishte shënuar më parë vetëm një dygolash në Serinë A. Që të dy këto dygolësha janë kundër Sienës. Ai shënoi golin e parë në Serisë A, më 17 shtator 2006.
- Siena pësoi humbjen e 10 të rradhazi në ndeshjet jashtë, duke pësuar 33 gola në 15 ndeshjet e fundit.
- Valter Maxarri vendosi rekordin e tij më të mirë vetiak: 15 javë pa humbje në Serie A, përfshirë 8 fitore. Gasperini ruajti rekordin e tij: asnjë humbje ndaj Napolit, me 5 fitore në 8 ndeshje.
- Morgan de Sanktis e kishte ndeshjen e 6 të radhazi pa pësuar gol. Ai e ka ruajtur portën e tij të paprekur për 541 minuta.
- Palermo nuk kishte humbur që nga 0 1 me Kievon, më 29 nëntor, duke fituar 5 ndeshje dhe barazuar 2.
- Bari ka shënuar gjithnjë në 11 ndeshjet e fundit, duke arritur në 20 gola në të mirë të tij. Paulo Vitor Barreto shënoi golin e tij të 9 të në 8 ndeshjet e fundit.
- Havier Pastore, Davide Astori, Leonardo Bonuçi dhe Vladimir Komani shënuan golin e tyre të parë në Serinë A.
- Fiorentina nuk kishte barazuar një ndeshje zyrtare, që prej 1 1 me Juven, më 17 tetor. Që atëher ato kanë 11 fitore dhe 7 humbje.
- Katania ka marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit të luajtura brenda. Udineze nuk kishte barazuar në Katania që nga ajo 0 0, më 29 prill 1956. Që atëher kanë 2 fitore dhe 4 humbje. Udineze është e vetmja skuadër që nuk ka fituar asnjëherë jashtë.
- Marko di Vaio shënoi golin e tij të 4 t në 4 ndeshjet e fundit; kështu në Serie A ai ka shënuar 109 gola.
- Pacini ka shënjestër të parapëlqyer Atalantën: ai i ka shënuar 6 gola klubit ku u rrit.