Merkatoja e Fiorentinës nuk është mbyllur me goditjen-Kasano, por me një më pak të bujshme, Keirrison. Drejtori sportiv i klubit vjollcë, Pantaleo Korvino, ka folur në lidhje me çështjen e barezit por edhe për atë që ka të bëjë me Adrian Mutun, për shkak të të cilit Fiorentina ka qenë e detyruar të ndërhynte në merkato. “Më ka ardhur keq për Kasanon.
Antonion e njoh prej kohësh dhe mendojs e duke luajtur me Fiorentinën mund të kishte përmirësuar situatën e toj. Por marrëveshja nuk është arritur. Keirrison? E kemi marrë borxh, edhe për vitin tjetër. Nuk mund ta blinim, duke parë shumën që ka paguar Barcelona për të (vlera e tij është 15 milion euro). Por është një lojtar shumë i mirë dhe sipas mendimit tim meriton edhe një vend tek kombëtaria e Brazilit”. Në fund, përsa i takon Mutusë: “Në fushë është një kampion, por jashtë saj është një fëmijë”, ka thënë Korvino.